Shqipëri
Me VIDEO – Policia futet në lokal, por aty gjen dy gratë duke … EMRAT

Policia e Fierit, pas një hetimi të kryer prej 7 muajsh në drejtimin e Prokurorisë, ka zbuluar në Mbrostar, një lokal ku ushtrohej pr0stituci0n.
Si rezultat, janë arrestuar tre organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale, si dhe dy shtetase nga Uganda, të cilat ushtronin pr0stituci0n. Më konkretisht, në kuadër të operacionit të koduar “Prive” janë vënë në pranga shtetasit Osjon Puka, 29 vjeç, banues në Fier, Klodjana Haskasa, 24 vjeçe, banuese në Peqin, Orkida Gajo, 32 vjeçe, banuese në Fier, Ruth Mutesi, 24 vjeçe, banuese në Uganda dhe Shaluwah Nalutaaya, 22 vjeçe, banuese në Uganda.
Raportohet se vajzat nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, por ushtronin edhe pr0stituci0n.
“Nga hetimet ka rezultuar se në një lokal në Mbrostar, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin dhe pr0stituci0n. Organizatorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve.” – thuhet në njoftimin e bluve.
Autoritetet policore kanë sekuestruar shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari, dy armë të ftohta dhe një automjet.
















