Connect with us

Kosovë

Lista e PDK-së në Gjakovë me figura të njohura, bartës Hajdar Beqa

Publikuar

Partia Demokratike e Kosovës garon me një listë të fuqishme për Asamblenë Komunale në Gjakovë, ku bartës do të jetë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hajdar Beqa.

Beqa, një prej figurave të njohura politike në nivel lokal dhe qendror, do të prijë listën e PDK-së në zgjedhjet komunale, me synimin që të forcojë përfaqësimin e qytetarëve të Gjakovës në Kuvendin Komunal.

Sipas strukturave të partisë, lista përfshin emra të njohur nga fusha të ndryshme, duke filluar nga profesionistë të rinj, e deri tek personalitete të dëshmuara në shërbim publik dhe shoqëri civile. PDK vlerëson se kjo përbërje është garancia që interesat e çdo lagjeje dhe fshati të komunës do të përfaqësohen me dinjitet.

Në këtë garë, PDK në Gjakovë garon me kandidaturën e Ervin Shabanit për kryetar të komunës.

NA NDIQ NË FACEBOOK