Shqipëri
Lista e fshehtë e Ramës! Ja 6 ministritë kyçe që do të ndryshojnë drejtues

Partia Socialiste po i vlerëson rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit si një test për ministrat aktualë, të cilët mund të ruajnë ose të humbasin vendin e tyre në kabinetin e ri qeverisës. Sipas burimeve të “weblajm.com”, shumica e ministrave të qeverisë “Rama 3” kanë qenë drejtues qarqesh, por jo të gjithë kanë arritur të përmbushin pritshmëritë.
Disa ministri pritet të kenë drejtues të rinj. Këto përfshijnë:
Ministria e Brendshme
Ministria e Drejtësisë
Ministria e Jashtme
Ministria e Bujqësisë
Ministria e Pushtetit Lokal
Turizmi / Mjedisi
Në veçanti, dikasteret e Turizmit, Bujqësisë dhe Diplomacisë pritet të rishikohen thellësisht, me mundësinë e riorganizimit të strukturave dhe agjencive vartëse.
Një risi e rëndësishme në kabinetin e ri pritet të jetë përfaqësimi i diasporës. Vota e diasporës ishte vendimtare për fitoren e socialistëve në disa qarqe, një mision i cili iu besua ministrit Taulant Balla.
Gjithashtu, dikasteri i Pushtetit Lokal, i drejtuar nga Arbjan Mazniku, pritet të rikonfigurohet për shkak të menaxhimit joefikas të bashkive. Fokusi i këtij dikasteri do të jetë më i madh te kontrolli i territorit, taksat dhe menaxhimi i mbetjeve.
Me 83 mandate në Kuvendin e ri, Partia Socialiste pritet të zëvendësojë edhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali me një emër të ri. Zbulimi i plotë i emrave të qeverisë “Rama 4” pritet të bëhet më 11 shtator, me surpriza të mundshme si me emra të rinj, ashtu edhe me emra femrash në portofole të rëndësishme.















