Connect with us

Lajme

Lipjani mobilizohet për fitore, qytetarët mbështesin projektet e Imri Ahmetit

Publikuar

Qytetarët e Rufcit të Ri, Rufcit të Vjetër, Hallaqit të Vogël dhe Ribarit të Vogël morën pjesë në një takim me Imri Ahmetin, kandidat për kryetar të LDK-së për Lipjanin.

Në takim u prezantuan projektet e realizuara në komunë, duke përfshirë ndërtimin e çerdhes model për edukimin e hershëm të fëmijëve dhe disa investime infrastrukturore.

Ahmeti vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve dhe u shpreh se programi i tij synon të adresojë nevojat e përditshme të komunitetit.

“Pjesëmarrja e jashtëzakonshme e qytetarëve të Rufcit të Ri, Rufcit të Vjetër, Hallaqit të Vogël dhe Ribarit të Vogël dëshmon qartë se kemi realizuar projekte që kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e tyre, nga ndërtimi i çerdhes model për edukimin e hershëm të fëmijëve, e deri te projektet e rëndësishme infrastrukturore”, shkroi ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK