Kosovë
LAJM I FUNDIT – Tragjike! Vëllai i Gjestit vdes në aksident!

PEJË, KOSOVË — Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën në fshatin Blagaj të Pejës, ku një përplasje mes një veture dhe një katërçikleti ka rezultuar me një viktimë dhe një të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë shumë e fortë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave që ndodheshin në katërçikletë. Ekipi mjekësor që mbërriti në vendngjarje konfirmoi vdekjen e njërit prej tyre në vend, ndërsa personi tjetër i lënduar është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
Viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, raportohet nga burimet lokale se është vëllai i një Gjestit, fituesit të edicionit të fundit të Big Brother Albania.
Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin dhe njësitë e hetimit kanë dalë në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje fatale.
















