Kosovë
Ky është Parim Osmani, i riu qe humbi jetën në vendin e punës


Një 35-vjeçar ka humbur jetën të hënën në fshatin Mushtisht të Komunës së Suharekës, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës. Viktima dyshohet se është goditur në kokë nga një vinç gjatë operimit me pajisjen në një kompani private.
Viktima është Parim Osmani. Ai humbi jetën gjatë orarit të punës.

Pas vdekjes së tij, dy persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, njoftoi policia.
Siç bën të ditur policia e Kosovës, rasti është iniciuar si “asgjësim dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.





















