Connect with us

Shqipëri

Ky është autori i vrasjes së 51-vjeçarit, arsyeja shokuese!

Publikuar

DURRËS — Policia e Durrësit ka zbardhur shpejt vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku 51-vjeçari Valbon Beqiri (i njohur edhe si Marko Beqiri) u gjet i vdekur me plagë thike. Autori i dyshuar i krimit është Teilor Tivari, 24 vjeç, i cili u dorëzua vetë në polici.

Ngjarja tragjike ndodhi në një apartament ku viktima, që e kishte në ruajtje, shpesh herë ftonte miq dhe konsumonin pije e lëndë narkotike. Hetuesit dyshojnë se gjatë një takimi të tillë, nën efektin e narkotikëve, Tivari nisi të dhunonte fizikisht viktimën dhe më pas e goditi me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Ky informacion vjen nga burime të grupit hetimor, të cilat shtojnë se Teilor Tivari nuk njihej si një person problematik.

Trupi i 51-vjeçarit u gjet pa shenja jete rreth orës 19:30, dhe menjëherë u njoftuan shërbimet e policisë.

Viktima Valbon Beqiri (majtas) dhe autori i dyshuar Teilor Tivari,

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK