Connect with us

Shqipëri

Kush janë 3 deputetët e PD që do t’i bashkohen partisë së Ilir Metës në Kuvend

Publikuar

më

Opozita shqiptare po ndahet në tre grupe parlamentare, jo për shkak të përçarjeve, por si një lëvizje strategjike për të fituar më shumë kohë në foltoren e Kuvendit. Burime pranë Partisë Demokratike bëjnë me dije se ky është një plan i hartuar nga kryetari i saj, Sali Berisha, i cili synon të shfrytëzojë rregulloren e re të Kuvendit, e cila i jep më shumë kohë për të folur partive me më shumë grupe parlamentare.

Sipas këtij plani, tre deputete të Partisë Demokratike – Ina Zhupa, Ledina Alolli dhe Klodiana Çapja – do t’i bashkohen Partisë së Lirisë. Me këtë bashkim, grupi parlamentar i Partisë së Lirisë do të ketë numrin e nevojshëm prej shtatë deputetësh, duke i krijuar mundësinë të funksionojë si një grup më vete.

Në kuadër të kësaj strategjie, janë caktuar edhe drejtuesit e grupit të ri:

  • Tedi Blushi është zgjedhur kryetar.
  • Edmond Haxhinasto do të jetë nënkryetar.
  • Bruna Haxhiu është caktuar si sekretare.
  • Erisa Xhixho do të shërbejë si zëdhënëse e grupit.

Me këtë lëvizje, opozita do të ketë tre grupe parlamentare: Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe një grup i deputetëve që do t’i bashkohen kreut të PBDNJ-së, Fatmir Mediu. Ky riorganizim i jep opozitës më shumë hapësirë për të diskutuar çështje në seancat plenare dhe për të forcuar zërin e tyre në parlament.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK