Lajme
Kurti shkon në gjykatë për kanosje, por nuk përgjigjet nëse do të paraqitët edhe për rastin me rezervat shtetërore


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj Faton Klinakut për kanosje, nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me rastin e rezervës shtetërore.
Pasi Kuyrti u paraqit në cilësinë e të dëmtuarit në gjykatën Themelore të Prishtinës. Është pyetur nga mediat se a do të paraqitet edhe në Prokurorinë Speciale lidhur me intervistimin e tij si dëshmitar në rastin e skandalit me rezervat shtetërore.
Kurti është larguar nga gjykata pa dhënë përgjigje ndaj pyetjes së drejtuar.
“Kryeministër, a ki me dëshmu tash për rezervën shtetërore, masi erdhët sefte”, ka pyetur gazetarja.



















