Connect with us

Kosovë

Kurti: Për ushtrinë do të ndahen mbi 1 miliard euro, do të zhvillojmë dronët ushtarakë “Made in Kosova”

Publikuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili dje u votua unanimisht nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje si mandatar për formimin e qeverisë së re, në fjalimin e tij tëgjatë foli edhe për aspektin e sigurisë, ku tha se për ushtrinë do të ndahen mbi 1 miliard euro brenda mandatit të ardhshëm dhe paralajmëroi zhvillimin e dronëve ushtarakë “Made in Kosova”.

Ai tha se do të funksionalizohet Fabrika e Municioneve, si dhe do të krijohet Njësia ushtarake e përbashkët me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

“Për ushtrinë tonë në katër vitet e mandatit të ardhshëm do të ndajmë buxhet mbi 1 miliardë euro.
Do të thellojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin ndërkombëtar bilateral dhe multilateral me shtetet anëtare të NATO-s. Funksionalizimin e Fabrikës së Municioneve dhe zhvillimi i industrisë ushtarake të Kosovës. E gjithashtu do të zhvillojmë dronët ushtarakë “Made in Kosova””, ka thënë Kurti.

Ai tutje tha se fuqizimi i ushtrisë do të realizohet përmes blerjes së armatimit, stërvitjes dhe edukimit brenda vendit, dhe në bashkëpunim me Shqipërinë dhe në akademitë më të shquara ushtarake në vendet partnere.

“Do ta krijojmë Njësinë ushtarake të përbashkët me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Rekrutimi i kadetëve të rinj do të vijojë me ritëm të shtuar. Synojmë që brenda mandatit të ri të kemi 1000 gra e vajza ushtarake. Programi i Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse do të zbatohet në të gjithë vendin. Në kuadër të këtij programi secili rezervist vullnetar do ta ketë trajnimin adekuat si dhe armatimin në rast mobilizimi”, ka deklaruar Kurti.

Lajme5 minutes ago

“U krijua për t’i shërbyer një qëllimi politik”, profesori amerikan: Qeveria e Kosovës ta shpërbëj Gjykatën Speciale

Kosovë17 minutes ago

Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim

Kosovë3 hours ago

Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe

Shqipëri5 hours ago

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Kosovë6 hours ago

Haxhiu: Pa vonesë Qeveria e Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndajë mbi 100 milionë euro për procesin e Apelit

Shqipëri7 hours ago

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Kosovë8 hours ago

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të objektit të EULEX-it

Shqipëri9 hours ago

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

Kosovë9 hours ago

“KOSOVË! KOSOVË! ÇKA PRITE!” – Çfarë shkruante Rexhep Qosja për arrestimin e ish-krerëve të UÇK-së

Maqedoni10 hours ago

Sulejmani: Nxënësit e Çairit të regjistrohen në shkollat e komunës, mund të hapen paralele të reja

Kosovë10 hours ago

“Ky popull paska pas shpiuna”, Leonora Jakupi e ashpër, “90% e dëshmitarëve ishin shqiptarë”

Kosovë10 hours ago

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

NA NDIQ NË FACEBOOK