Connect with us

Shqipëri

Kryeministri Rama “godet” sërish: S’ka më…

Publikuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video nga aksioni i nisur për shembjen e ndërtimeve pa leje që kanë zaptuar hapësirat publike. Rama e quan këtë nismë një plan transformimi urban të vendit, të cilin e ka pagëzuar me emrin “Rilindja Urbane 2.0”.

Në postimin e tij, kryeministri shkruan: “Ecim, për të sjellë Rilindjen Urbane 2.0,” duke theksuar se ky aksion do të shtrihet në disa qytete për të rikthyer hapësirat publike në funksion të qytetarëve. Qeveria e ka bërë të qartë se ky nuk është një aksion i përkohshëm, por një program katërvjeçar që do të jetë i pandalshëm.

Ky aksion ka nisur në muajin korrik dhe ka në fokus ndërtime të çmontueshme si struktura metalike, tenda dhe objekte të tjera që kanë zënë trotuaret dhe hapësirat e përbashkëta. Kryeministri ka paralajmëruar pronarët e këtyre objekteve se nëse nuk i çmontojnë vullnetarisht, do të përballen me heqjen e tyre nga shteti dhe me gjoba.

Aksioni ka ndezur debate, me opozitën që e kritikon atë si një veprim populist, ndërsa qeveria thekson se është një domosdoshmëri për standardet europiane dhe për mbrojtjen e hapësirave publike. Në kuadër të këtij programi, pritet të hartohet edhe një rregullore e re kombëtare për menaxhimin e hapësirës së përbashkët.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK