Lajme
Komuna e Tetovës: Rruga “Boris Kidriç” ka leje ndërtimi, akuzat e Rexhepit shpifje

Komuna e Tetovës ka reaguar pas deklaratës së kandidatit të AKI-së, Bajram Rexhepi, i cili gjatë një konference për media tha se rruga “Boris Kidriç” po ndërtohet pa leje.
Nga Komuna e Tetovës theksojnë se këto pretendime janë “gënjeshtër dhe propagandë politike”, duke sqaruar se rruga në fjalë ka leje ndërtimi dhe janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore përpara fillimit të punimeve.
“Ky është një manipulim i pastër politik nga ana e kandidatit Rexhepi, i cili në mungesë të programit dhe vizionit politik, mundohet të përfitojë vëmendje duke shpërndarë dezinformata,” thuhet në reagimin e Komunës.
Institucioni vendor thekson se bashkë me reagimin ka publikuar edhe vendimin e Këshillit dhe lejen e ndërtimit, duke i bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e propagandës.
Komuna gjithashtu i kërkon Rexhepit që të kërkojë falje publike, përndryshe paralajmëron padi për shpifje.


















