Lajme
Katër të lënduar në aksident me dy vetura në Vitomiricë të Pejës


Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Vitomiricë të Pejës, duke lënë katër persona të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Insajderi se ngjarja ndodhi rreth orës 12:05 dhe përfshiu dy automjete.
Si pasojë e aksidentit, katër të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 12:05, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha ai.



















