Connect with us

Lajme

Kasami: Tetova po ndryshon, asfaltohet rruga 195

Publikuar

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës 195, projekt i shumëpritur për banorët e zonës.

Gjatë vizitës në terren, Kasami ishte i shoqëruar nga bartësi i listës për këshilltarë në zgjedhjet lokale, Albi Qamili. Ai theksoi se çdo rrugë e shtruar nuk është vetëm asfalt, por do të thotë jetë më e lehtë për qytetarët, siguri më e madhe për fëmijët dhe zhvillim për lagjen e gjithë qytetin.

“Premtimet po i kthejmë në vepra. Çdo projekt që realizohet është dëshmi se puna dhe përkushtimi sjellin rezultate konkrete. Bashkë me Albin dhe listën fituese për këshilltarë, do të vazhdojmë të sjellim projekte që i japin jetë dhe funksionalitet qytetit tonë”, tha Kasami.

Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së jetesës në Tetovë.

NA NDIQ NË FACEBOOK