Lajme
Kasami takon banorët e Teteks 1: Tetova do të bëhet më e zhvilluar dhe më e pastër

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherësh kandidat në zgjedhjet e ardhshme, Bilall Kasami, sonte ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Teteks 1.
Në këtë aktivitet, Kasami ishte i shoqëruar nga bartësi i listës për këshilltarë, Albi Qamili, shefi i shtabit zgjedhor për Tetovën, Besar Durmishi, zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, si dhe kandidatët tjerë për këshilltarë.
“Takimet e ngrohta me qytetarët janë forca jonë më e madhe. Me banorët e kësaj lagje diskutuam për projektet e përbashkëta që i kemi realizuar, sfidat dhe pritshmëritë, por edhe për projektet që na presin, me të cilët Tetovën do ta bëjmë më të zhvilluar, më të pastër dhe më të organizuar,” tha Kasami.
Ai theksoi se banorët e lagjes Teteks 1 janë të vendosur që më 19 tetor të mbështesin zhvillimin e qytetit dhe u zotua se do të vazhdojë bashkëpunimin me ta dhe me gjithë qytetarët e Tetovës.












