Connect with us

Lajme

Kasami takon banorët e Reçicës së Madhe, premton projekte të reja infrastrukturore

Publikuar

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë, Albi Qamilin, shefin e shtabit zgjedhor për Tetovën, Besar Durmishin dhe kandidatët tjerë për këshilltarë, mbrëmë zhvilloi një takim me banorët e Reçicës së Madhe.
Kasami tha se ky takim ishte një dëshmi e vizionit që përfshin çdo lagje e çdo fshat të Tetovës. Ai rikujtoi projektet e përfunduara në këtë vendbanim dhe njoftoi për nisjen e një projekti të ri të rëndësishëm – rregullimin e rrugës përgjatë lumit, e cila do ta lidhë fshatin drejtpërdrejt me autostradën.
“Këto nuk janë vetëm premtime, por hapa konkretë që kanë nisur të bëhen realitet. Reçica e Madhe, ashtu si gjithë Tetova, do të jetë pjesë e zhvillimit që e kemi nisur bashkë, i cili do të merr hov edhe më të madh në Kapitullin e Dytë”, deklaroi Kasami.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK