Lajme
Kasami priti nxënësit e suksesshëm nga gara ndërkombëtare në Cyrih

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati i koalicionit VLEN për edhe një mandat, Bilall Kasami, sot priti katër nxënës të dalluar që përfaqësuan me sukses qytetin në garën e 14-të Ndërkombëtare të Abacus Brainobrain, e cila u zhvillua në Cyrih të Zvicrës.
Kasami u shpreh se ky është një shembull i qartë se me punë, përkushtim dhe mbështetje të duhur, të rinjtë tetovarë mund të arrijnë rezultate të jashtëzakonshme edhe në skenën ndërkombëtare.
“Urime nxënësve për këtë arritje të madhe. Respekt dhe falënderim për mësuesen Feride Shabani për rolin e saj frymëzues,” theksoi Kasami.















