Connect with us

Lajme

Kasami në bashkëbisedim me banorët e Gajres: Me 19 tetor nis kapitulli i dytë për Tetovën

Publikuar

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sonte ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Gajre, në malësinë e Tetovës.

Në një postim publik, ai ka shkruar se bashkëbisedimi me qytetarët ishte i hapur, duke trajtuar problemet e përditshme, por edhe shpresat dhe vizionin për të ardhmen e qytetit.

“Malësia e Tetovës na mëson për qëndrueshmëri e forcë, pikërisht këto që na duhen neve për të ecur përpara. Me 19 tetor është dita jonë. Bashkë, si një familje, do ta nisim kapitullin e dytë për Tetovën, që ta bëjmë më të fortë dhe më krenare,” shkruan Kasami.

NA NDIQ NË FACEBOOK