Connect with us

Lajme

Kasami me banorët e lagjes “Jashtë Vardarit”: Po vijnë projekte të mëdha për Tetovën

Publikuar

Kasami me banorët e lagjes “Jashtë Vardarit”: Po vijnë projekte madhore për Tetovën

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i shoqëruar nga bartësi i listës Albi Qamili, ministri Besar Durmishi dhe drejtori Valon Zeqiri sonte zhvilloi një takim me banorët e lagjes “Jashtë Vardarit”, ku prezantoi projektet e realizuara dhe ato që do të nisin së shpejti.

Ai theksoi se rrjeti primar i ujësjellësit, me një investim prej 250 mijë eurosh, tashmë është funksional dhe do të sigurojë ujë të pijshëm për çdo familje të kësaj zone.

Një tjetër projekt i rëndësishëm është rikonstruksioni i rrugës, që pritet të fillojë javën e ardhshme me një vlerë prej 120 mijë eurosh, i cili sipas Kasamit do t’i japë lagjes një pamje më të denjë dhe të modernizuar.

Kasami njoftoi gjithashtu për nisjen e punimeve të një projekti strategjik për qytetin: hapja e rrugës që kalon nëpër fabrikën “Teteks” dhe lidh dy daljet kryesore të Tetovës – atë drejt Bërvenicës dhe atë drejt Falishtit. Projekti, me vlerë 1.5 milion euro, synon të lehtësojë qarkullimin dhe të modernizojë infrastrukturën e qytetit.

“Fjalët e banorëve na japin forcë dhe besim se 19 tetori do të jetë dita kur bashkë do ta vulosim mandatin e dytë dhe do të hapim kapitullin e ri për Tetovën,” deklaroi Kasami.

NA NDIQ NË FACEBOOK