Connect with us

Lajme

Kasami: Malësia e Sharrit mbetet prioritet ynë

Publikuar

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka theksuar se Malësia e Sharrit ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë prioritet i programit politik.

Kasami bashkë me ministrin Besar Durmishi, bartësin e listës Albi Qamili dhe drejtorin e Parkut Nacional “Mali Sharr”, Evzal Elmazi, vizituan fshatrat Brodec dhe Bozovcë, ku zhvilluan takime me banorët e zonës.

Gjatë takimeve, ata dëgjuan shqetësimet e qytetarëve dhe diskutuan për sfidat e përditshme me të cilat përballen banorët e këtyre fshatrave malore.

Kasami theksoi se investimet e realizuara gjatë mandatit aktual janë të dukshme dhe kanë sjellë ndryshime konkrete në jetën e komunitetit, ndërsa shtoi se angazhimi për Malësinë e Sharrit do të vazhdojë edhe në programin e ardhshëm.

“Potenciali i kësaj zone është i jashtëzakonshëm dhe ne jemi të vendosur ta zhvillojmë edhe më tej, për t’i dhënë Malësisë vendin që meriton,” u shpreh Kasami.

NA NDIQ NË FACEBOOK