Connect with us

Lajme

Kasami “i lëshohet” malësisë, takon banorët e Shipkovicës: Së shpejti asfaltim i rrugës së fshatit

Publikuar

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar fshatin Shipkovicë, ku është pritur nga banorët me mikpritjen dhe sinqeritetin që i karakterizon.

Gjatë takimit me banorët, Kasami ka biseduar për sfidat e tyre të përditshme, për pritshmëritë dhe projektet e përbashkëta që janë planifikuar për zhvillimin e këtij vendbanimi malor.
Ai njoftoi se shumë shpejt do të fillojë rikonstruktimi i rrugës lokale në Shipkovicë, një projekt i domosdoshëm dhe i shumëpritur nga banorët, i cili pritet të lehtësojë qarkullimin dhe jetën e përditshme në fshat.

“Banorët e Shipkovicës gjithmonë japin fjalë të mira, sugjerime dhe ide për të ardhmen. Mikpritja dhe dashuria e tyre për vendlindjen më japin forcë që të vazhdojmë me vendosshmëri rrugën tonë për zhvillim”, u shpreh Kasami.