Lajme
Kasami: Albi Qamili dhe rinia janë forca kryesore e zhvillimit të Tetovës

Kryetari i Lëvizjes BESA dhe kandidat i koalicionit **VLEN** për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, deklaroi se energjia e rinisë ka qenë forca kryesore që i dha hov ndryshimit të qytetit.
Kasami, së bashku me bartësin e listës së këshilltarëve, Albi Qamili, kandidatët për këshilltarë, si dhe përfaqësues të Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas të VLEN-it, zhvilloi takime me qytetarët e Tetovës.
Ai tha se ndryshimi i qytetit tashmë ndihet në çdo lagje dhe kërkoi besimin e qytetarëve për “Kapitullin e Dytë të Tetovës”, me qëllim që të fuqizohet zhvillimi dhe të mos lejohet kthimi në të kaluarën e zymtë.
“Tetova po ndryshon dhe po ecën përpara. Tetova nuk ndalet,” theksoi Kasami.
















