Lajme
Kandidatja për Komunën e Pejës, Arta Vokshi Nallbani, takon komandantin e LMT-së në Pejë

Kandidatja për Komunën e Pejës, Arta Vokshi Nallbani, ka pritur sot në zyrën e saj Komandantin e LMT-së në Pejë, z. Orazio Cordima.
Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit, zhvillimit dhe projekteve urbane, të cilat pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Pejës.
Vokshi Nallbani e vlerësoi këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit dhe nxitjes së projekteve që do t’i sjellin qytetit zhvillim më të qëndrueshëm dhe modern.












