Shqipëri
Jep dorëheqjen kryetari

Burime brenda bashkisë së Vlorës kanë konfirmuar se kreu i bashkisë Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.
Mësohet se Dredha e ka dorëzuar dorëheqjen në orët e para të mëngjesit.
Largimi i Dredhës vjen disa javë pas vizitave të kryeministrit Rama në Bashki, ku urdhëroi mes të tjerash largimin e të gjithë drejtuesve në këtë institucion dhe një ditë përpara asamblesë së PS ku priten dhe emrat e kabinetit të ri qeveritar.
















