Connect with us

Shqipëri

Ja kush është opozitari që do të garojë me Manastirliun për Bashkinë e Tiranës

Publikuar

Lëvizja Bashkë do të ketë një kandidat të sajin në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës. Lajmin e konfirmoi deputeti Redi Muçi në studion e A2 CNN, duke theksuar se kryeqyteti është “bastioni” i partisë së tij, ku ata gëzojnë mbështetjen më të madhe.

“Ne në Tiranë kemi mbështetjen tonë kryesore. Tirana është bastioni ynë, kemi mbështetje të madhe dhe gjithmonë do të kemi një alternativë për qytetarët,” u shpreh Muçi. Ai shtoi se “Lëvizja Bashkë” është e gatshme të hyjë në fushatë sapo të shpallen zgjedhjet.

Muçi hodhi poshtë mundësinë e një kandidati të përbashkët me opozitën, duke theksuar se partia e tij nuk do të mbështesë kurrë një kandidat të Partisë Demokratike. “Ne nuk bashkëpunojmë me opozitën. Nuk bëhemi vegël apo patericë që një figurë e PD-së të zëvendësojë një figurë të PS-së,” tha ai.

I pyetur nëse kandidati do të jetë kryetari i partisë, Arlind Qori, Muçi u përgjigj: “Këtë do ta diskutojmë në strukturat e partisë kur të shpallen zyrtarisht zgjedhjet. Ende nuk e kemi vendosur. Mund të jetë dhe Arlindi.”

Advertisement