Lajme
Izet Mexhiti vizitoi Klubin e Boksit “Shkupi”: Suksese vendore dhe ndërkombëtare që nuk duhen harruar kurrë

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, vizitoi sot Klubin e Boksit “Shkupi”, të cilin e cilësoi si një nga krenaritë më të mëdha sportive të vendit.
Aktualisht, klubi zhvillon stërvitjet në SHF “Hasan Prishtina”, deri në përfundimin e rikonstruimit të palestrës sportive “Partizani” që është edhe një nga premtimet e Mexhitit.
Mexhiti vlerësoi historinë dhe sukseset e klubit, duke theksuar: “Shkupi ka një histori të lavdishme, duke mbajtur për disa vite rresht titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut dhe duke dëshmuar profesionalizëm, disiplinë dhe pasion të palëkundur për boksin.”
Ai përmendi edhe sukseset ndërkombëtare të klubit, duke përfshirë vendin e tretë në Kampionatin Europian, një arritje që dëshmon përkushtimin e sportistëve dhe vizionin e drejtuesve të kësaj akademie të suksesshme sportive në komunën e Çairit.
“Ky takim më forcoi bindjen se sporti është shkollë e vërtetë e karakterit, disiplinës dhe qëndrueshmërisë,” shtoi Mexhiti.















