Lajme
Izet Mexhiti: Vizbegu dha mesazhin e qartë për fitoren në Çair

Në lagjen Vizbeg, kandidati për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti, u prit me shumë dashamirësi nga familja e Enver Lusjanit dhe banorët e zonës. Pritja ishte e ngrohtë dhe e sinqertë, duke reflektuar atmosferën e ndryshimit, të shpresës dhe të fitores që po afron.
Banorët e pranishëm shprehën bindjen se qeverisja që përfaqëson Mexhiti është e vetmja qeverisje e bazuar në drejtësi dhe ndershmëri. Ata e dinë mirë se kush e ka mbajtur Çairin të izoluar e të harruar, dhe janë të vendosur që kjo padrejtësi të marrë fund më 19 tetor.
“19 tetori do të jetë dita e ndryshimit, dita e fitores së drejtësisë mbi padrejtësinë, e zhvillimit mbi izolimin dhe e ndershmërisë mbi mashtrimet e vjetra. Çairi do të fitojë dhe do të ecë në rrugën e përparimit e dinjitetit,” – u shpreh Mexhiti.
Besimi që u ndje sot në Vizbeg është mesazhi më i qartë se fitorja është e pashmangshme. Qytetarët kanë vendosur – 19 tetori do të jetë dita e fitores sonë të përbashkët!

















