Maqedoni
Izet Mexhiti takon legjendën e futbollit, Zekirija Ramadani

Kandidati i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka ndarë një moment të veçantë me legjendën e futbollit shqiptar, Zekirija Ramadani. Në një takim miqësor, ata biseduan për sportin, historinë dhe të ardhmen e klubit të zemrës, FC Shkupi, prercjell Zyrtare.net
“Kafja shijon ndryshe me mikun, Zekirija Ramadani, tashmë legjendë e gjallë e futbollit tonë. Bisedat tona rreth futbollit, përveç se të këndshme, janë gjithnjë edhe informuese. Nuk kishte si mos e përmendim historinë e lavdishme të FC Shkupit, që është pjesë e pandashme e identitetit tonë”, shkroi Mexhiti.
Ai e vlerësoi Ramadani-n si model frymëzues, duke theksuar rrugëtimin e tij nga lagjja e Gazi Babës deri në majat e futbollit, si lojtar dhe më pas si trajner i dalluar në mbarë trojet shqiptare.
“FC Shkupit do t’i rikthehet lavdia e dikurshme, sepse është klubi ynë i zemrës dhe një shenjë e identitetit tonë”, përfundoi Mexhiti./Zyrtare/
















