Connect with us

Lajme

Izet Mexhiti në Teneqe Mahallë: Qytetarët janë partnerët tanë më të rëndësishëm

Publikuar

Në kuadër të vizitave me qytetarët, kandidati për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka qëndruar mysafir në shtëpinë e familjes së respektuar Bakri Marevci në Teneqe Mahallë.

Mikpritja e ngrohtë dhe e sinqertë e familjes Marevci krijoi një atmosferë të afërt dhe miqësore, ku u zhvillua një bisedë e hapur rreth projekteve që tashmë po realizohen në Çair, si dhe atyre që planifikohen për të ardhmen. Po ashtu, qytetarët patën mundësinë të ndajnë nga afër kërkesat, idetë dhe sugjerimet e tyre.

“Faleminderit familjes Marevci për mikpritjen dhe gatishmërinë për të ndarë mendimet e tyre. Takime të tilla janë esenca e fushatës sonë, sepse programi ynë ndërtohet mbi nevojat dhe vizionin e qytetarëve. Ata janë partnerët tanë më të rëndësishëm për të ndërtuar një Çair më të zhvilluar, më të fortë dhe më afër njerëzve që e duan këtë vend,” u shpreh Mexhiti.

Ky takim, sipas tij, është dëshmi se fushata nuk është vetëm premtime, por edhe një proces i dëgjimit të qytetarëve dhe i përfshirjes së tyre aktive në vendimmarrje.

NA NDIQ NË FACEBOOK