Lajme
Izet Mexhiti: Konaku te familja Dolek në Gazi Babë u shndërrua në një tubim të jashtëzakonshëm

Në konak te familja Dolek në Gazi Babë, Izet Mexhiti tha se shqiptarët sot janë më të fortë se kurrë dhe kanë avancuar dukshëm në pushtet. Ai përmendi investimet në arsim, shëndetësi, decentralizim dhe ligjin për përfaqësim adekuat, duke theksuar se projektet shtrihen në çdo komunë shqiptare, pa dallim partie.
Tema kryesore ishte Çairi, që sipas tij është shndërruar nga periferi e harruar në epiqendër politike e zhvillimore. Mexhiti veçoi investimet në Universitetin e Tetovës, ndërtimin e çerdhes më të madhe në Maqedoni, renovimin e shkollave, si dhe projektet kapitale prej miliona eurosh në sheshin “Skënderbe”, Çarshinë e Vjetër dhe infrastrukturën komunale.
“Çairi i takon të udhëheqë proceset politike e ekonomike dhe të vetëqeveriset”, tha Mexhiti, duke falënderuar familjen Dolek për mikpritjen.




















