Connect with us

Maqedoni

Izet Mexhiti: Dizhoni po ndryshon me projekte konkrete, vizioni për Çairin vazhdon

Publikuar

Kandidati për Çair nga radhët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim me banorë të lagjes Dizhon, ku është pritur në shtëpinë e familjes Bela.

“Takimet me njerëz që ruajnë e përcjellin vlerat e besës, mikpritjes dhe respektit mbeten gjithmonë përvoja të veçanta. Sot, kështu u pritëm në shtëpinë e familjes së nderuar Bela, në lagjen Dizhon”, u shpreh Mexhiti.
Ai ka theksuar se kjo lagje po përjeton ndryshime të mëdha përmes projekteve të realizuara deri më tani: asfaltim rrugësh, gjelbërim të hapësirave publike, përmirësim të kushteve të jetesës, si dhe përfundimin e rrjetit nëntokësor të kanalizimit dhe ujësjellësit.
“Dizhoni është sot pasqyrë e punës sonë dhe mënyrës së si qeverisim”, ka thënë ai, duke shtuar se vizioni për Çairin e së nesërmes parasheh edhe më shumë investime dhe projekte të mëdha që do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e banorëve dhe zhvillimin e bizneseve.
Në fund, ai shprehu mirënjohje për mikpritjen:
“Mirënjohje të përzemërt familjes Bela për pritjen e ngrohtë dhe respektin”.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK