Connect with us

Lajme

Iu merrte para qytetarëve kinse për aplikime në subvencione – Gjykata merr vendim për mashtruesin e famshëm të Pejës

Publikuar

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur fajtor Gazmend Zekën, i cili u akuzua për mashtrim ekonomik dhe mashtrim të personit tjetër duke paraqitur fakte të rreme me qëllim përfitimi financiar.

Sipas vendimit të Gjykatës “I pandehuri Gazmend Zeka, me qëllim që vetes t’i përfitojë përfitim pasuror të kundërligjshëm, me prezantimin e fakteve të rreme e ka mashtruar personin tjetër duke i shkaktuar dëm material në pasuri”

Insajderi merr vesh se Gjykata në Pejë ka marrë vendim duke e dënuar Zekën me 2 vite burgim efektiv dhe njëkohësisht me 700 euro gjobë.

“Dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej (2) vitesh, të cilin dënim i pandehuri obligohet ta vuaj në institucionin përkatës pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.”

Po ashtu, aktgjykimi parasheh se nëse i pandehuri nuk paguan gjobën, ajo do të zëvendësohet me burgim duke llogaritur 20 euro për një ditë burgimi.

Gjykata e ka obliguar Zekën që të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore.

“I pandehuri obligohet që në emër të shpenzimeve të procedurës dhe të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 30 (tridhjetë) euro, kurse në emër të taksës për përgatitjen e vendimit gjyqësor shumën prej 20 (njëzetë) euro.”

NA NDIQ NË FACEBOOK