Connect with us

Lajme

Ibraimi: “Krenar që nuk keqpërdori shqiponjën, por as nuk shkoj në dhomën 161 që të bëhem pulë”

Publikuar

Zeqirija Ibraimi, një nga liderët e VLEN, tha sonte në Konventën në Shkup tha se ndjehet krenar që i takon ekipit që solli krenari bazuar në punë të pastra e të ndershme.

“Jam krenar që nuk vij këtu që ta keqpërdori shqiponjën, por as nuk shkoj në dhomën 161 të Kuvendit që të bëhem pulë”, tha në hyrje të fjalimit të tij, Ibraimi.

E kur flasim për njerëzit tanë ai shprehet: VLEN-i nuk është individi, por është ekipi.

“Andaj unë jam krenar që në këtë betejë jam përkrah Izet Mexhitit, sepse e dua Çairin e urbanizuar, dhe jam krenar që jam pranë Bilall Kasamit, sepse e dua Tetovën e zhvilluar. Jam krenar për dy Blerimat tanë, të Zhelinës e të Dollnenit, për dy Dautat, të Tearcës e të Haraçinës, por edhe për dy Enisat, të Hasanbegut e të Shutkës. Po, jam krenar edhe për Fisnikun e Dibrës fisnike, për Muhamedin në Saraj, për Sedatin në Studeniçan, për Mendiun në Strugë, për Sebadinin në Gostivar, për Memetin në Vrapçisht, për Fetiun në Bogovinë, për Arbenin në Kumanovë, për Nexhmedinin në Likovë, për Fatmirin në Kërçovë, për Beharin në Butel dhe për Bashkimin në Shkup. Dhe, këta nuk janë vetëm emra, por janë fytyrat e reja të besimit dhe përgjegjësisë!”, ka thënë Ibraimi.

Dukë drejtuar akuza ndaj opozitës, tha se ofendimi është shenjë e dobësisë, ndërsa puna, siç pohon, arma e mirësisë.

Paraqitjen e tij ai e mbylli me këto fjalë: “Këto ishin shtatë minuta e mia, ndërsa shtatë minutat tuaja ruani për 19 tetor, kur me një zë do i themi PO kësaj që e ofrojmë ne, sepse gjërat kurrë nuk kanë qenë kaq të qarta siç janë sot. E nëse këtë fjalim do ta mbante Fan Noli, sigurisht do të përfundonte me “këndej sa bukur, andej sa zi, o njeri”. Prandaj jam krenar që jam VLEN, që jam shqiptar, që jam besimtar dhe që asnjëherë askujt nuk i kam thënë zagar”.

NA NDIQ NË FACEBOOK