Connect with us

Kosovë

I fundit në listë por pritet të jetë më i votuari, kush është kandidati për asambleist Kreshnik Smajlaj?

Publikuar

Edhe pse ka zgjedhur numrin e 56, biznesmeni i shquar në Prishtinë Kreshnik Smajlajn pritet të jetë kandidati më i votuar për asamble të Prishtinës nga radhët e AAK-së . Smajlaj ka zgjedhur numrin e fundit në listë, numrin 56 por që llogaritet të dal i pari në listën e më të votuarve nga kjo listë.

Smajlaj është biznesmen i shquar në Prishtinë dhe njihet për trajtimin profesional e njerëzor të punonjësve të tij. E për biografinë e tij ka shkruar edhe kandidati për Prishtinën Bekë Berisha.

‘’Kreshnik Smajlaj u lind në vitin 1985 në Prishtinë.

Shkollën fillore e përfundoi në “Iliria”, ndërsa të mesmen në Shkollën e Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli.

Studimet universitare i kreu në Fakultetin Eonomik, duke u specializuar në fushën e menaxhimit dhe ekonomisë.

Në vitin 2011 themeloi biznesin e tij në gastronomi, të cilin e ka zhvilluar me sukses të vazhdueshëm, duke e shndërruar në një ndërmarrje të fuqishme që sot punëson mbi 110 persona.

Përvoja e tij mbi një dekadë në sektorin privat e bën shembull të sipërmarrësit modern, që ndërthur përgatitjen akademike me menaxhimin praktik dhe lidershipin efektiv.

I martuar dhe baba i dy fëmijëve, Kreshnik Smajlaj njihet për përkushtimin ndaj familjes dhe aftësinë për të ndërtuar biznese të qëndrueshme që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit”, shkruan Bekë Berisha në njoftim.

NA NDIQ NË FACEBOOK