Connect with us

Shqipëri

I burgosuri për vrasje tenton arratinë nga qelia

Publikuar

FIERBledar Selmanaj, i burgosur për vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullari, ka tentuar të arratiset nga burgu i Fierit, por pa sukses. Ngjarja ndodhi dje, ndërsa Selmanaj ishte në ajrim. Ai u pikas nga gardiani në momentin që po përpiqej të dilte nga rrethimi i burgut.

Kjo është përpjekja e tretë e Selmanajt për t’u arratisur. Më 22 dhjetor 2021, ai tentoi të largohej nga spitali i burgut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ku kishte arritur të priste katër hekura të dritares, por u ndalua nga forcat e sigurisë.

Vrasja e Xhulian Bullarit

Xhulian Bullari, 25 vjeç, u ekzekutua brenda makinës së nuses së dajës së tij më 21 gusht 2021, teksa po udhëtonte nga Babrruja drejt Babicës së Madhe në Vlorë. Ai u gjet i vdekur me tre plumba, njëri prej të cilëve fatal në kokë.

Sipas hetimeve, shkaku i vrasjes dyshohet të ketë qenë një konflikt për paratë e një sasie rreth 100 kg kanabis. Edhe pse prokuroria akuzoi Selmanajn për vrasjen, ai nuk e ka pranuar kurrë krimin. Selmanaj dhe Bullari ishin takuar më parë si shokë në burg.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK