Connect with us

Kosovë

Homazhe te shtatorja e kolonel Krasniqit e pritje madhështore nga qytetarët- Dita e bujshme e Xhafer Tahirit në garen për Vushtrrinë

Publikuar

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka zhvilluar të dielën një sërë aktivitetesh në kuadër të fushatës zgjedhore.

Ai e nisi ditën me homazhe pranë shtatores së kolonel Ahmet Krasniqit në Vushtrri, në 27-vjetorin e vrasjes së tij, ku u shoqërua nga familjarë dhe bashkëluftëtarë.

Më pas, Tahiri vizitoi disa lagje dhe fshatra të komunës, duke u takuar me banorë dhe përfaqësues të familjeve. Në Reznik, ai u ndal te familja Makiqi, ku bisedoi me qytetarët për çështjet e infrastrukturës dhe nevojat e tyre.

Një takim tjetër u zhvillua në Novolan, në familjen Vatovci, ku u diskutua për investimet dhe sfidat lokale. Ndërsa në Stanoc të Epërm, Tahiri u takua me familjen Shala dhe banorë të zonës, ku u fol për projektet e realizuara më herët dhe për problemet aktuale të komunitetit.

Sipas LDK-së, këto takime po shërbejnë si mundësi për të prezantuar programin dhe vizionin e kandidatit, por edhe për të dëgjuar drejtpërdrejt kërkesat e qytetarëve.

NA NDIQ NË FACEBOOK