Maqedoni
Hasim Murtezani: Këto janë rezultatet e VLEN-it në pushtet

Zv. Sekretari i Qeverisë, Hasim Murtezani, përmes një postimi ka bërë të ditur disa nga arritjet që, sipas tij, ka realizuar VLEN-i gjatë 15 muajve në qeverisje.
Murtezani theksoi se këto janë disa nga rezultatet më të rëndësishme:
Miratimi i Ligjit për njohjen e shkollës së mesme fetare “Medreseja Isa Beu”, pas 40 vitesh,
Ligji për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore, pas 23 vitesh,
100 milionë euro investime në komunat shqiptare,
300 vende pune përmes dhënies së lejes kompanisë Kiel,
34.5 milionë euro për ndërtimin e kampusit universitar “Nënë Tereza” në gjuhën shqipe,
Shkatërrimi i perandorisë së bixhozit, me mbylljen e tre kompanive të mëdha të lojërave të fatit,
Anulimi i kontratës mes kompanisë HEJ SHPKNJ dhe Lotarisë Shtetërore,
Projekte kapitale në Gostivar, përfshirë 1.3 milionë euro për fshatin Çegran,
1 miliard denarë subvencione për bujqit,
10 milionë euro për pastrimin e ajrit në qendrat shëndetësore,
Rritje të pensioneve me deri në 5000 denarë,
Rritje rrogash për arsimtarët, punonjësit e shëndetësisë dhe policinë,
2000 vende të reja pune dhe 500 avancime për administratorët,
Abetarja e unifikuar kombëtare për nxënësit e shkollave fillore.
“Ëndrra po bëhen realitet! VLEN-i është ndryshimi i vërtetë pas 23 viteve tek shqiptarët”, shkroi Murtezani.
















