Lajme
Hapet cikli i katërt i projektit “Superschools” – Sabriu: Rinia, ura e paqes dhe mirëkuptimit

Sekretari Shtetëror në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Sabriu, mori pjesë si panelist në eventin e organizuar nga RYCO, me rastin e hapjes së ciklit të katërt të projektit “Superschools”, që ka për qëllim shkëmbimin e nxënësve mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në fjalën e tij, Sabriu theksoi rëndësinë e këtij programi, i cili ndihmon në ndërtimin e urave të miqësisë, mirëkuptimit, paqedashjes dhe inkluzionit social mes të rinjve të rajonit.
Ai vlerësoi projektin si një mundësi të veçantë për gjeneratat e reja që të mësojnë se diversiteti është pasuri, dialogu është rruga drejt bashkëjetesës, ndërsa paqja ndërtohet çdo ditë nga vetë të rinjtë.
“Të investosh në rini do të thotë të investosh në një të ardhme më të sigurt dhe më gjithëpërfshirëse,” u shpreh ndër të tjera Sabriu.
















