Connect with us

Maqedoni

Halil Snopçe para Mickoskit: Pa drejtësi nuk ka çlirim të shtetit të kapur

Publikuar

 Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në seancën e Kuvendit iu drejtua Kryeministrit Mickoski duke ngritur shqetësimin për gjendjen e rëndë të shtetit.

Ai tha se institucionet po shndërrohen në vende ku mbizotëron padrejtësia dhe jo interesi i qytetarëve. “Shkollat nuk po japin dije, por po bëhen vende ku fëmijët humbin kohën. Gjykatat nuk ofrojnë drejtësi, por padrejtësi. Ndërkohë borxhi publik po rritet në mënyrë alarmante. Kjo gjendje nuk ofron asnjë të ardhme me perspektivë”, theksoi Snopçe.

Sipas tij, e ardhmja duhet të ndërtohet mbi vlerat e ndershmërisë, dijes, shkencës, kulturës dhe artit, ndërsa ata që zhvatin qytetarët, keqpërdorin tenderët, amnistojnë kriminelët apo abuzojnë me pushtetin, duhet të përgjigjen para drejtësisë. “Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet çlirimi i shtetit të kapur”, përfundoi Snopçe.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK