Connect with us

Shqipëri

Gruaja gjendet pa shenja jete – Dyshimet

Publikuar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mesditën e sotme, pasi një shtetase amerikane, 63-vjeçarja Ch. S., është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira në lagjen “Gjuhadol”.

Nga informacionet e para, policia ka bërë të ditur se dyshohet që vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Trupi i pajetë i 63-vjeçares u zbulua rreth orës 12:30. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e saktë të vdekjes.

Aktualisht, autoritetet po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme, duke përfshirë ekzaminimin mjeko-ligjor, për të konfirmuar shkakun e vdekjes. Po ashtu, janë duke u bërë përpjekje për të kontaktuar Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe familjarët e viktimës, me qëllim që t’i njoftojnë për ngjarjen dhe të bëjnë të mundur kthimin e trupit në SHBA.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK