Connect with us

Shqipëri

Goditet me thikë i riu, identifikohet autori

Publikuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një 27-vjeçar, i identifikuar me inicialet D.T., është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një 24-vjeçar. Incidenti, i cili ndodhi për motive ende të paqarta, ka lënë viktimën nën kujdesin e mjekëve.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Bulqizës kanë referuar rastin në Prokurori. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D.T., 27 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një shtetas 24-vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve,” thuhet në deklaratë.

Policia po punon intensivisht për kapjen e autorit, ndërsa materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme hetimore. Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të zbardhen pas arrestimit të autorit.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK