Connect with us

Bota

Godet Tërmeti i fuqishëm 6.2 ballë

Publikuar

KARAKAS, VENEZUELË — Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur Venezuelën veriperëndimore, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Ndërkohë, Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) raportoi një magnitudë pak më të lartë, 6.3 ballë.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 24 kilometra në lindje-verilindje të komunitetit Mena Grande, në shtetin e Zulias, rreth 600 kilometra në perëndim të kryeqytetit Karakas. Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 7.8 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë në disa shtete të Venezuelës dhe në Kolumbinë fqinje, duke shkaktuar evakuimin e ndërtesave banesore dhe tregtare pranë kufirit. Pavarësisht situatës, televizioni shtetëror nuk ndërpreu programet, përfshirë segmentin shkencor të drejtuar nga Presidenti Nicolas Maduro.

Një orë pas tërmetit të madh, Ministri i Komunikacionit, Freddy Nánez, njoftoi se Fondacioni Venezuelian për Kërkime Teknologjike kishte regjistruar dy tërmete më të vogla, me magnitudë 3.9 dhe 5.4, por nuk bëri komente për tërmetin kryesor të raportuar nga USGS.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK