Connect with us

Maqedoni

Gjoba të shumta për marketet, të cilat nuk respektuan detyrimin për publikimin e çmimit të produkteve online

Publikuar

më

Inspektorët kanë gjobitur më shumë se 20 markete për mosrespektim të obligimit për të publikuar çmimet e produkteve në faqet e tyre, ka njoftuar Inspektorati shtetëror i tregut. Gjobat janë shqiptuar në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe variojnë nga 1,000 deri në 10,000 euro për persona juridikë, ndërsa për personat përgjegjës nga 250 deri në 500 euro.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer mbi 100 inspektime të jashtëzakonshme, duke arritur në përfundimin se shumica e tyre përputhen me rregulloret ligjore. Shkelje të rregulloreve ligjore u gjetën në 20 persona juridikë dhe janë marrë masa përkatësisht janë lëshuar aktvendime me paralajmërim për eliminimin e shkeljes dhe urdhërpagesa kundërvajtëse në pajtim me ligjin”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Qytetarët thonë se çmimet në të gjitha marketet duhet të jenë të njëjta dhe nuk duhet të bredhin nga njëri market në tjetrin, duke kërkuar produkte më të lira.

“Shohim, por gjithçka është shtrenjtë. Duhet të jenë njëjtë kudo, në të gjitha marketet, duhet të jetë njëjtë, nuk duhet të ecim nga marketi në market”, shtoi një qytetar.

“Gjithçka është njëjtë, është thjesht reklamë që e thonë në televizion. Nuk ka ndryshim. Pagat duhet të rriten, së dyti, inspektimi duhet të funksionojë”, tha një qytetar.

“Epo, gjithçka është shtrenjtë, gjithçka është shtrenjtë”, u shpreh një qytetar.

Vendimi për të publikuar çmimet në internet u prezantua pas revoltës së madhe të qytetarëve për çmimet e larta. Autoritetet miratuan masën në mënyrë që qytetarët të mund të kontrollonin se ku ofrohet një produkt i caktuar me çmimin më të ulët./Alsat.mk

Lajme26 minutes ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni1 hour ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri2 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme3 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni4 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri5 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme6 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni7 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri7 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme8 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë9 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

Lajme9 hours ago

Prindërit ankohen për orarin në shkollën “Liria” në Jabollçisht të Epërm: Fëmijët e klasës së dytë mësojnë bashkë me të nëntat

NA NDIQ NË FACEBOOK