Connect with us

Shqipëri

Gati sa nuk u konfrontuan fizikisht përballja në GJKKO, Dumani-Alibejt: Do t’më nxjerrësh mashtrues

Publikuar

TIRANË — Tensionet mes dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej, kanë shpërthyer sërish në ambientet e Gjykatës, gati duke u përshkallëzuar në një konfrontim fizik. Ngjarja ndodhi pas seancës së sotme, e cila u shty për të martën e ardhshme.

Teksa po largoheshin nga salla e gjyqit, Nuredin Dumani vijoi me ofendime të rënda ndaj Erjon Alibejt, duke u përpjekur edhe të përplasej fizikisht me të. “Të degjeneroj… o të… do me më nxjerr m’u mashtrues…” citohet të ketë thënë Dumani, i cili tentoi të shkonte drejt Alibejt.

Përplasja fizike u shmang në sajë të ndërhyrjes së shpejtë të oficerëve të mbrojtjes së dëshmitarëve, të cilët ndaluan dy të penduarit. Edhe Alibej iu kthye Dumanit me disa fjalë, por pa arritur të dëgjoheshin qartë. Kjo ngjarje tregon se rivaliteti dhe konfliktet mes dy dëshmitarëve kyç janë ende të forta, pavarësisht se ndodhen në proces gjyqësor.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK