Lajme
Frustrimi vetëposhtërues i shtetit shqiptar karshi kësaj banderole

Shteti shqiptar ka shfaqur sërish frustrimin vetëposhtërues ndaj shtetit izraelit teksa ka hequr flamurin e Palestinës nga ballkoni i një banese private në Vlorë, ku shkruhej “Free PALESTINE”.
Tabela është hequr rreth orës 22:00 nga Policia lokale dhe strukturat e Bashkisë, me pretendimin se është e ndaluar që të ekspozohen banderola apo shkrime që kanë ngjyresa politike.
Kujtojmë se në Vlorë janë organizuar disa protesta për Gazën, pra gjenocidin e atjeshëm.
E po nga Vlora, vjen shkrimi i ulët i një vlonjati, Ardi Stefa, duke u shfaqur më izraelit se izraelitët teksa shprehet:
“Dhe tani, megjithëse e di që këto rreshta do të ngrenë debat pyes: Ç’lidhje ka Vlora me Gazën? Ç’lidhje kanë godinat tona me barrikadat e Hamasit? Nëse sot varin pankarta ‘Free Palestine’, nesër mos vallë do të shpalosin parullat e Intifadës? Apo, edhe më keq, do të kërkojnë që rrugët e Vlorës të bëhen skenë për të luajtur teatër lufte që nuk është i yni?
Personalisht ndiej keqardhje për vuajtjet e urinë e fëmijëve në Gaza, por po aq të drejtë u jap izraelitëve, të cilët duan të zhdukin nga faqja e dheut në organizatë terroristë që palestinezët e frikësuar i përdor si barrikadë për të mbijetuar ushtarakisht e ideologjikisht!”.
Mbasi lexon këto rreshta, zgjedhja më inteligjente është të mos i përgjigjesh. Mjerimi mental i shkrimshkruesit është aq fyes për një mendje qoftë dhe normale, sa thjesht të ngjall keqardhje e jo nervozitet replikues. Thënë ndryshe, i përket asaj kategorie që do vijë një ditë e do ju vijë turp për atë që kanë shkruar, si të jetonin në Luftën e Dytë Botërore e të ishin ithtarë nazistë. Vlen kjo dhe për vetë shtetin shqiptar dhe ata që e qeverisin Shqipërinë. /tesheshi.com/


















