Lajme
Franca e njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës, Macron: Është koha për paqe

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftoi të hënën se vendi i tij e ka njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës.
Ai theksoi se kjo njohje përbën “zgjidhjen e vetme që do t’i mundësojë Izraelit të jetojë në paqe”.
Macron gjithashtu theksoi se vendimi i Francës është “dështim për Hamasin, si dhe për të gjithë ata që nxisin antisemitizmin, ushqejnë obsesione anticioniste dhe dëshirojnë shkatërrimin e shtetit të Izraelit”.
Ai falënderoi shtetet që gjatë periudhës së kaluar gjithashtu e kanë njohur Palestinën, përfshirë Andorrën, Australinë, Belgjikën, Kanadanë, Luksemburgun, Maltën, Monakon, Portugalinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe San Marinon.
















