Connect with us

Lajme

Fillon renovimi i shkollës në Trebosh – Sejdiu dhe Memishi inspektojnë punimet!

Publikuar

Kreu i Zhelinës Blerim Sejdiu dhe drejtori i byros për zhvillim rajonal, njëherit edhe kandidat i VLEN në Tearcë, Daut Memishi kanë inspektuar punimet në shkollën “Fan Noli” në Trebosh, ku me projektin e fituar nga byroja bëhet ndërrimi i dyerve dhe dritareve në këtë shkollë.

Ja postimi plotë:
Me kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, vizituam shkollën fillore “Fan Noli” në Trebosh, ku komuna ka fituar një projekt për renovimin e këtij institucioni nga Byroja për Zhvillim Rajonal.

Ky projekt përfshin ndërrimin e të gjitha dritareve të objektit si dhe zëvendësimin e dyerve të brendshme. Me realizimin e këtij renovimi, përmirësojmë ndjeshëm infrastrukturën arsimore dhe tregojmë kujdesin tonë të vazhdueshëm për qytetarët.📝

Vizioni ynë është i qartë: punë dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve!

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK