Connect with us

Lajme

Erxhan Ajeti bartës liste në Vrapçisht nga koalicioni VLEN

Publikuar

Me anë të një njoftimi publik, Erxhan Ajeti ka bërë të ditur se është zgjedhur bartës i listës zgjedhore për këshilltarë të Koalicionit VLEN në Komunën e Vrapçishtit. Ai do të garojë në përkrahje të kandidatit për kryetar komune, Mehmet Seferi.

“Ky është një hap i madh për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë për Vrapçishtin tonë. Besimi juaj është forca ime dhe garancia që do të punojmë me përkushtim, transparencë dhe vullnet të fortë”, ka deklaruar Ajeti.

Ai shtoi se së bashku me kandidatin për kryetar, Mehmet Seferin, dhe me qytetarët, do të angazhohen për ndryshimin që, sipas tij, e meriton komuna.

NA NDIQ NË FACEBOOK