Bota
Erdoğan: Gjenocidi i Izraelit nuk do të harrohet kurrë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar se disa vende evropiane përgatiten ta njohin Palestinën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB), tha se “Çështja palestineze ka të ngjarë të dominojë Asamblenë e Përgjithshme këtë vit”, raporton Anadolu.
Vlerësimet e presidentit Erdoğan erdhën gjatë fluturimit të tij të kthimit nga Tianjini i Kinës, ku mori pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).
“Heshtja e zërit të Palestinës nuk është e drejtë. Është e pamundur ta heshtësh këtë zë”, tha ai duke theksuar se ajo që pritet nga Amerika është të thotë “ndal” masakrave dhe shtypjes së Izraelit
“Asambleje e Përgjithshme e OKB-së ekziston për të diskutuar çështjet globale dhe për të gjetur zgjidhje. Mungesa e delegacionit palestinez në Asamblenë e Përgjithshme do ta kënaq vetëm Izraelin”, tha ai më tej për ndalimin e vizave nga SHBA-ja për zyrtarët e Autoritetit Palestinez.
“Ky vendim nuk është në përputhje me arsyen e ekzistencës së OKB-së dhe besojmë se duhet të rishikohet menjëherë”, tha presidenti turk.
“Gjenocidi i Izraelit nuk do të harrohet kurrë. Nënat dhe baballarët e mëshirshëm nuk do ta harrojnë kurrë se si u masakruan foshnjat, nënat dhe baballarët në Palestinë”, theksoi Erdoğan.
– “Ne nuk do ta lëmë Sirinë vetëm”
Duke folur për çështjen siriane presidenti Erdoğan tha se “As ne dhe as administrata e Damaskut nuk do t’i tolerojmë ata që duan të krijojnë trazira në tokat siriane”.
“Baronët e luftës që investojnë në kaos do të humbasin këtë herë; populli sirian, përfshirë arabët, kurdët, turkmenët, alavitët, sunitët dhe të krishterët, do të fitojnë”, tha ia duke shtuar:
“Ne nuk do ta lëmë Sirinë vetëm. Ne gjithmonë do të qëndrojmë pranë tyre. Inshallah askush nuk do të mund ta ndalojë ringritjen e Sirisë. Kushdo që përpiqet ta minojë këtë proces do ta paguajë çmimin. Kurdët janë vëllezërit tanë, kudo që jetojnë. Askush nuk mund të na ndajë nga njëri-tjetri”, tha Erdoğan.






















