Connect with us

Shqipëri

EMRAT/ Aksident tragjik, humbin jetën babë e bir

Publikuar

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar sot në aksin rrugor Shkodër–Hani i Hotit, në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut, rreth orës 18:20.

Policia njofton se automjeti me drejtues shtetasin Valentin Bluda, rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi Valentin Bluda dhe babai i tij, shtetasi Nikoll Bluda 76 vjeç, pasagjer në automjet.

“Rreth orës 18:20, në aksin rrugor ‘Shkodër – Hani i Hotit’, automjeti me drejtues shtetasin V. B., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë”, njoftoi policia.

Advertisement